Aksident me vdekje në Fermë Çlirim

Aksident fatal në aksin Fier–Seman, humb jetën një drejtues biçiklete në Fermë Çlirim
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e njohur si Ferma Çlurim.
Sipas informacioneve paraprake, një biçikletë është përplasur me një automjet tip Benz duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të saj. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje 65 vjeçari. Automjeti tip Bemz nga devijimi për të mbrojtur biçiklistin ka devijuar duke rënë në kanalin anësor të rrugës.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi Arenc Konstandini 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin Behar Xhemali, rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit shtetasin Arenc Konstandini, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.











