AKTUALITET

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, në zonën e Memaliaj, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tetë persona që udhëtonin në të dy mjetet kanë mbetur të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitali i Gjirokastrës, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button