Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE104 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Balla pjesë e festimeve

104 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Balla pjesë e festimeve

104 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjës është festuar gjatë ditës së sotme nga qytetarë deputetë dhe autoritetet vendore. Në vizitat e bëra në shtëpinë muze në Lushnje merrte pjesë dhe ministri Taulant Balla dhe përfaqësues të besimeve fetare të Lushnjes si dhe kryegjyshi botëror Baba Edmond Ibrahimi. Në përfundim të aktiviteteve për nder të Kongresit Kombëtar të Lushnjes, Balla është shprehur se Kongresi i Lushnjës ka vlera të padiskutueshme për shtetformim shqiptar dhe ruajtjen e vendit nga copëtimi i fqinjëve. Së bashku me deputetët e Lushnjes dhe qeverinë do t’i çojmë vlerat e këtij kongresi në vendin e duhur”.

Fjala e plotë

Kongresi i Lushnjës është momenti më i rëndësishëm historik, pas shpalljes së Pavarësisë, pra nëse në Vlorë në 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia, shteti shqiptar e ka themelin në Lushnjë, në gjithë fizionominë e vetë.

Lushnja e bëri shtetin shqiptar me Kushtetutë, me Parlament, me organe kushtetuese dhe të së drejtës. Nga Lushnja, qeveria e vendosur këtu mori më pas vendimin, edhe për shkak të rrethanave që lidheshin me qeverinë e rrëzuar të Durrësit, për të shkuar e për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë, aty ku mori udhë funksionimi i shtetit shqiptar.

E kam thënë e do vijoj ta them, më shumë se kaq bashkë me kolegët deputetë, autoritetet vendore jo vetëm të Lushnjës, por besoj të gjithë Shqipërisë na takon ta ngremë shumë më lart atë që përfaqëson Kongresi i Lushnjës. Kongresi zgjati rreth 10 ditë, filloi në 21 dhe mbaroi në 31 janar, dhe na duhet ta lartësojmë këtë moment historik.

Në fakt këtë mesazh bashkimi që solli ky Kongres. Por të mos harrojmë edhe arsyet pse u zgjodh Lushnja dhe merita e veçantë që kanë familjet e mëdha lushnjare, që u dhanë garancinë 50 delegatëve nga e gjithë Shqipëria, që në Lushnjë do të zhvillohej ky Kongres. Kishte përpjekje për të penguar delegatët për të mbërritur, e madje delegati i Durrësit, Prefekti Ypi humbi jetën përpara se të mbërrinte në Kongresin pasi ata që nuk ja donin të mirën e Shqipërisë nuk lejonin të vinin delegatët.

Sot u shprehim dhe një falënderim gjithë familjeve lushnjare dhe gjithë popullit të Lushnjës, që në fakt gjithmonë ka treguar se është popull liridashës, i cili jo vetëm mbështeti krijimin real të shtetit shqiptar, por gjithmonë ka qenë popull paqedashës dhe atdhetar.

Në këtë aspekt, na takon të gjithë bashkë pa asnjë dallim të majtë të djathtë, siç u bashkuan, sepse prej Kongresit të Lushnjës dhe prej diskutimeve e prej formatimit të ri institucional dhe kushtetues, mori jetë dhe demokracia në Shqipëri.

Prej këtij Kongresi, morën jetën dhe partitë e reja politike, qoftë Partia Popullore ku ishin Noli e Zogu, shoqata ‘Bashkimi’ ku ishte Avni Rustemi, etj. Në fund të fundit me politikanët duhet ta frekuentojmë më shpesh shtëpinë e Kongresit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME