Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZË12 HIJET E FJALËS GAZETAR

12 HIJET E FJALËS GAZETAR

Nga Lutfi Dervishi – Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të shkruajë dhe të publikojë mendimet e tij. Interneti dhe rrjetet sociale e kanë popullarizuar kaq shumë emrin gazetar sa po venitet kuptimi, misioni dhe thelbi i këtij profesioni.

1. Gazetar: ai që mbledh, përpunon, verifikon dhe raporton informacion për publikun. Më të mirët e kësaj kategorie janë gazetarët investigativë.

2. Redaktor: personi që ndihmon gazetarin dhe vendos për publikimin e materialit të tij bazuar në standartet profesionale.

3. Opinionist: njeri që ka një opinion të tijin për çështje të caktuara, është partizan i një çështjeje, partie, ideologjie. Opinionisti gjen argumenta në favor të qëndrimit të tij. Opinionisti është i anshëm. Për opinionistin nuk kanë rëndësi faktet. Kur faktet janë kundër bindjeve të tij, “ndryshon” faktet.

4. Komentator: njeri që flet qesim për çdo gjë pa u kujdesur as të gjejë informacione që mbështesin qëndrimin e tij.

5. Analist: shqyrton dhe analizon ngjarje të ditura, por bazuar mbi informacione të verifikuara. Analisti e ka për detyrë të jetë i paanshëm. Faktet që analizon mund t’a çojnë në përfundime që nuk i pëlqejnë, por ndryshe nga opinionisti, analisti nuk “ndryshon” faktet, por injoron opinionin e tij.

6. Editorialist: ai që shkruan qëndrimin “zyrtarët” të emisionit/medias. Kryesisht është anonym.

7. Publicist: njeri që shkruan çfarë mendon për çështje të historisë, aktualitetit dhe ardhmërisë. Publikimet e tij janë një koktejl i meditimit, esesë, poezisë, hartimit, ditarit, përsiatjes…

8. Ndikues: person që ka aftësinë të bindë ata që e ndjekin në rrjete sociale për çështje të ndryshme që nga ato të shëndetit, stilit të jetesës, gatimit, shitblerjes etj.

9. Kritizer: njeri që vendos lupën dhe gjen të keqen kudo, kurdo dhe për këdo.

10. Mikrofonmbajtës: ata që mbajnë mikrofonin dhe bëjnë pyetje që ua kanë dhënë të tjerët. Mund të mbajnë edhe 2-3 mikrofonë.

11. Moderator: person që kujdeset të moderojë një çështje që diskutohet duke mbajtur balancë, por edhe duke bërë pyetje sfiduese. Ky është përcaktimi teorik. Praktikisht shumica e moderatorëve “ndërtojnë panele” me opinionistë dy-tre të një krahu përballë dy-tre të krahut tjetër. Mbizotëron kultura e kacafytjes. Si rregull flasin dy ose tre të ftuar në të njëjtën kohë.

13. Gjobvënës: shkrim/kronikë/koment i bërë me porosi, me pseudonim ose anonim, për të çuar një mesazh të drejtëpërdrejtë ose të kodifikuar. Materiali në të shumtën e rasteve ka tone parimore dhe investigative. Si rregull, investigimi mbyllet kur mesazhmarrësi reflekton.

Pra gazetar është vetëm një, 12 të tjerët janë për t’i bërë hije dhe… njolla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME