Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË14 maj/ Kujt do t’i takojë numëruesi i katërt i votave?

14 maj/ Kujt do t’i takojë numëruesi i katërt i votave?

Ndonëse garon në 61 bashki, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” , do të ketë numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve në 14 maj. Në tryezën me 4 anëtarë, 2 prej numëruesve do t’i takojnë Partisë Socialiste dhe i treti Partisë Demokratike së vulës që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa numëruesi i katërt do të ndahet me short mes Partisë së Lirisë dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që garon e vetme. Ky vendim ka përplasur Partinë e Lirisë me PDIU-në në mbledhjen e fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Edhe pse PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha ka kandidatë në të gjithë vendin nuk mund të ketë kandidat pasi nuk njihet nga KQZ. Për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi shqetësimi i partive është i pajustifikuar.

Po këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor konfirmoi Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës, duke rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për vendimin e KAS të marrë më 19 Prill. Partia Demokratike kërkoi çregjistrimin e Ismailaj me argumentin se ai është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata për falsifikim dokumentesh dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME