KRYESOREPOLITIKË

Arben Çuko, zëri i Myzeqesë në rrugëtimin drejt Kuvendit: “Votoni ASHM, votoni numrin 1!”

Nga fshati i qetë dhe bujqësor i Lifajt të Vjetër në Lushbje nisi një tjetër ndalesë e fushatës së Arben Çukos, kandidatit e Aleancës për Shqipërinë Madhështore (ASHM). Nën diellin pranveror dhe përballë një grupi banorësh që nuk kanë humbur shpresën, Çuko dëgjoi shqetësimet e tyre me vëmendje dhe empati.

Banorët flasin për mungesa të mëdha: mungesë tregu për prodhimet bujqësore, mungesë mbështetjeje nga shteti, dhe energji elektrike që mungon me orë të tëra në ditët më të ngarkuara të punës. Në mesin e tyre, Gëzimi, një bujk i njohur në zonë për përkushtimin ndaj tokës, shpreh zhgënjimin që ndjen prej vitesh: “Asnjëherë s’kemi marrë asgjë nga shteti. Vetëm premtime. Ne punojmë tokën, por na mungon gjithçka që na nevojitet për ta bërë këtë punë me dinjitet.”

Këto fjalë e forcuan edhe më shumë angazhimin e Arben Çukos për të qenë përfaqësues i denjë i zonës së tij në Kuvend. Me një ton të vendosur, ai theksoi: “Nuk vij të bëj premtime boshe. Unë vij si një bir i kësaj toke, si një myzeqar mes myzeqarëve, për të qenë zëri juaj atje ku merren vendimet. Nuk ka mirëqenie pa drejtësi sociale dhe nuk ka drejtësi pa një shtet që dëgjon dhe mbështet fermerët.”

Çuko u zotua se prioriteti i tij do të jetë hartimi i politikave konkrete për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke siguruar akses në tregje për prodhimet vendore, subvencione të drejta dhe investime në infrastrukturë, përfshirë energjinë dhe ujin e vaditjes.

Fushata e ASHM po përshkohet nga një ritëm intensiv takimesh në çdo cep të zonës, ku Çuko po ndërton besimin me njerëz të zakonshëm përmes një qasjeje të thjeshtë, por të sinqertë. Ai nuk premton mrekulli, por ofron përkushtim dhe zë të fortë për një rajon që për shumë kohë ka qenë i harruar nga politika.

“Votoni ASHM, votoni numrin 1, votoni Arben Çukon!” – është thirrja që po përhapet gjithnjë e më shumë mes banorëve, si një shpresë e re për ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button