30 ditë protestë: bilanc dhe pyetie!

Nga Lutfi Dervishi
Tridhjetë ditë janë të mjaftueshme gë nië qeveri të absorboië, neutralizoië, ose të negociojë me nië valë presioni qytetar. Kio nuk ka ndodhur sepse nuk kemi të bēimë thiesht me kundërshtimin e një projekti, por me një gjyq publik ndaj një modeli qeverisës ku vendimmarrja arbitrare dhe kapitalizmi klientelist kanë hasur në nië rezistencë që pushteti as e parashikoi, as nuk di ende ta menaxhojë.
Megjithatë, pas një muaji, edhe vetë lëvizja përballet me pyetįen e vështirë: po më pas?
Edhe nëse ky cikël manifestimesh do të përfundonte sot, ka tre giëra që nuk mund të fshihen.
E para: është rrëzuar miti i apatisë shaiptare Në fakt cfarë u rrëzua nuk ishte apatia, por mosbesimi te ndërmietësit tradicionalë partitë, e edhe mediat. Duke dalë në shesh pa struktura partie dhe pa liderë, kjo lëvizje u rreshtua në nįë linjë me protestën kundër armëve kimike të 2013-ës dhe revoltën studentore të 201 8-ës. Te tria u ndezën kur kauza tejkaloi llogaritjet elektorale. Të tria treguan se qytetarët mobilizohen vetëm kur nuk shohin ndërmietës të besueshëm
E dyta: narrativa ndërkombëtare mbi Shqipërinë. Për vite me radhë vendi është identifikuar kryesisht me emigracionin, korrupsionin ose krimin. Protesta krijoi nië tietër narrativë: nië shoqëri që mobilizohet në mënyrë paqësore për të mbroįtur interesin publik. Lidhja e kauzës ekologiike me kapitalin global (Familia e Presidentit Trump) e nxori debatin nga provinca dhe e bëri të lexueshëm në gazetat britanike, gjermane e franceze. Por dihet që vëmendja ndërkombëtare me po ad lehtësi gë kaloi nga Teherani në Tiranë, me po atë lehtësi edhe ikën.
E treta: protesta pa dirigient. Sistemi është mësuar të negocioië me koka lëviziesh, (më saktë t’i korruptoië ato). Mungesa e nië “koke” e bëri lëvizien të pakapur, por e ka lënë pa ze negociator. Kur askush nuk flet në emër te sheshit, pushteti fiton alibinë: “s’kemi me ke flasim”
Mungesa e lidershipit ka dy anë: autenticiteti pakapja, pakorruptueshëmria, por ana tįetër: një lëvizie pa strukturë neqociuese nuk mund ta kthejë presionin moral në rezultat institucional. Cdo protestë ieton nga kapitali moral, por ky kapital, ndryshe nga ai financiar nuk prodhon interesa pa fund. Něse nuk shndërrohet në rezultat. nis konsumi. Kur sheshi zbrazet, dhe do të zbrazet, něse jo sot nesër, frika është se mos energjia e shpenzuar të kthehet në zhgënjim. Sidoqoftë pakënaqësia në shesh, tregon gë nuk mund të shpërfillësh më njerëzit. Mungesa e lidershipit rrëzon edhe teoritë e konspiracionit se ka “një dor딑 që i organizon. (Nuk është Irani, Greqia, Kosova, Turqia, por Pakënaqesia
Diaspora pěrbën nįë element të rëndësishëm simbolik dhe moral. Por duhet thënë hapur: sistemi e ka kalkuluar diasporën prei dekadash, për vota, remitanca, dhe retorikë kombëtare. Prania në shesh është nië zhvillim i ri. Por që të ndryshojnë llogaritë e pushtetit disapora duhet të jetë faktor i gëndrueshëm dhe io valë mobilizimi









