AKTUALITET

Aksident në Gjirokastër, plagoset çifti nga Kosova

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.

Sipas të dhënave, një automjet tip Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë.

 
Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore. 
 
Burimet bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button