Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan...

16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Një 16-vjeçar ndërroi jetë pasi humbi ndjenjat teksa po shihte një ndeshje basketbolli. Nga raportimet e para bëhet me dije se adoleshenti po ndiqte një ndeshje të shokëve të tij. Pas lojës adoleshentët janë mbledhur për të festuar, por 16-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.

Mësohet se ai prej një viti nuk luante basketboll. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar arrest kardiak. Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME