BOTA

3 shqiptarë dhe një polic humbin jetën në Spanjë pas një grabitjeje

Spanja është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Malaga. 3 shqiptarë, anëtarë të një bande grabitësish kanë humbur jetën pas sulmit në një farmaci në këtë zonë.

Në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi me makinë e tyre ata kanë hyrë gabimisht në një rrugë dhe janë përplasur me makinën e një efektivi policie që po kthehej nga puna.

dhe efektivi i policisë, një 48-vjeçar baba i dy fëmijëve ka humbur jetën pasi të dyja makinat shpërthyen në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të premteje.

Estado en el que ha quedado uno de los vehículos implicados
La huida kamikaze de tres ladrones que acabó con la vida del subinspector Antonio Ramos

Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet ende i ditur, por mediat spanjolle shkruajnë se nga jetimet ata rezultojnë të jenë autorë të të paktën 13 grabitjeve të farmacive në këtë zonë.

Kjo bandë dyshohet se përdorte metodën “alunizaje”, një teknikë që konsiston në pritjen e mbylljes së biznesit dhe përplasjen e një automjeti në fasadë për të hyrë.

Megjithatë, në këtë rast, ata nuk përdorën thyerjen e derës për të grabitur farmacinë, pasi mesa duket çaktivizuan sistemin e sigurisë së derës. Pasi hynë në farmaci, ata u përpoqën ta hapnin kasafortën duke e goditur me çekiçë, por nuk ia dolën.

Policías despiden a Antonio, el subinspector muerto al chocar con unos fugitivos en Málaga
Horizontale

Këtë të premte efektivi i policisë është përcjellë me nderime në banesën e fundit ndërsa për të është akorduar edhe një medalje nga më të lartat e nderimit të uniformave të rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button