300 hektarë tokë të përmbytur/ Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë edhe këtë të enjte, ku kanë vijuar reshjet e dendura të shiut. Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit, teksa prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7.5 metra.
Mësohet se nga reshjet e dendura, janë përmbytur 100 hektarë tokë. Ndërkaq, 14 banesa janë përmbytur nga uji. Përmbytje ka në tokat në Bishan, Fitore, Novoselë dhe Mifol.
Informacion i orës 06:30 datë 08.01.2026 mbi situatën në qarkun Fier:
Aktualisht situata eshte si me poshte:
- Akset rrugore janë të aksesueshme normalisht.
- Furnizimi me energji elektrike në normalitet.
- Furnizimi me ujë të pijshëm normalitet.
- Hidrovorët gadishmëri pune
- Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin në tendencë në rritje
- Niveli i prurjeve në lumin Vjosë në Urën e Mifolit ka kaluar mbi pikat e matjes. Aktulisht ujii ka arritur piken kritike të nivelit në gjatësine e argjinatës (buzë më buzë)
Ne fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë nën uji rreth 200 ha toke bujqesore, brenda argjinaturave. - Ka prezencë të lartë uji në 27 banesa në Ferras-Cerven që ndodhen brenda argjinaturës
Si pasojë e prurjeve të lumit Vjose , ka presencë uji edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, Njesia Adm Frrakull, nga ku behet edhe furnizimi me uji I qytetit të Fierit.
Si mase paraprake janë stakuar disa nga pompat ne puset që jane ne afersi të lumit Vjose dhe po punohet me kapacitet me te reduktuar nepermejet disa puseve te tjera qe ndodhen disi me larg. Kjo masë e marre nga UKF ka reduktuar furnizimin me uji te qytetit (me grafik).
Të dhënat e mara nga pikëmatja në uren e Memalijt, tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vazhdim.
Situata po monitorohet ne terren nga Institucioni i Prefektit dhe Strukturat e Bashkise Fier.









