Katër ndeshje pa fitore nga të cilat dy disfata, i kanë kushtuar stolin trajnerit të Lushnjes në Katgorinë e Parë, Klodian Duros. Strategu nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve për një skuadër kompetitivë e cila pas shumë vitesh në inferiore pretendon rikthimin në Superiore.
Pas 6 javësh, Lushnja renditet në vendin e 12-të me vetëm pesë pikë në klasifikim me drejtuesit që në këtë formë penalizojnë trajnerin Duro. Punën deri në emërimin e trajnerit të ri do ta vazhdojë dyshja Hasalli-Gazheli.
Ky i fundit ishte emëruar në krye të Lushnjes në fillimin e sezonit, mirëpo tashmë do të duhet të mendojë për një tjetër aventurë. Në të kaluarën Duro ka trajnuar edhe klube si Kukësi, Kamza, Luftëtari apo Ferronikeli në Kosovë.