Kanë mbetur vetëm katër. Kroacia, Argjentina, Franca e Maroku do të sfidohen në gjysëmfinale për të rrëmbyer Kupën e Botës në Katar 2022.
Nëse tre prej të kualifikuarve janë familjare me këtë fazë të turneut, për Marokun është hera e parë absolute. Madje është hera e parë e një kombëtareje afrikane që mbërrin në katër më të mirat e një Botërori.
Në përfundim të çerekfinaleve në Katar surprizat kanë qenë dy: Kroacia e Maroku. Kroatët ishin një befasi e madhe, sepse për të mbërritur aty kanë nxjerrë jashtë Brazilin. Në anën tjetër, skuadra e Marokut, pasi la pas në grup ballkanasit e Belgjikën, eliminuan gjatë rrugës Spanjën e Portugalinë. Pastaj Franca e Argjentina, sido të kishte shkuar ndeshja, edhe nëse fitonte Anglia e Holanda, nuk mund të quhen surpriza.
Nga katër gjysëmfinalistet vetëm Maroku mund të konsiderohet outsider. Franca e ka fituar dy herë Kupën e Botës në 1998 dhe 2018. Argjentina është gjithashtu dy herë fituese e Botërorit, në 1978 dhe 1986. Ndërsa Kroacia është vetëm nënkampione e botës, titull të arritur katër vjet më parë në Rusi.
GJYSMËFINALET
13/12/2022
20:00 Argentina – Croatia
14/12/2022
20:00 France – Morocco