Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET42-vjeçarja shqiptare plagos me thinjë fqinjën dhe vajzën e saj

42-vjeçarja shqiptare plagos me thinjë fqinjën dhe vajzën e saj

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje një ngjarjeje që ndodhi në qytezën e Bereguardo në afërsi të Pavias. Një grua shqiptare hyri në shtëpinë e fqinjës së saj të moshuar dhe e goditi atë dhe vajzën e saj me thikë.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së mërkurës, kur gruaja shqiptare 42-vjeçare e cila së fundmi është zhvendosur në Itali, i ra ziles së derës së fqinjës 90-vjeçare matanë rrugës.

Fqinjët thonë se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë grindje mes tyre ndaj dhe ngjarja është e mbuluar nga misteri. Sapo ka hyrë në shtëpi, gruaja dyshohet se ka nxjerrë një thikë të madhe kuzhine dhe ka goditur vazhdimisht të moshuarën dhe vajzën e saj 62-vjeçare në pjesën e sipërme të trupit.

Më pas shqiptarja 42-vjeçare tentoi vetëvrasjen në banesën e saj, por karabinierët ndërhynë në kohë duke e ndaluar. Akuza për të është vrasje e dyfishtë e mbetur në tentativë. Nënë e bijë ndodhen në spital me plagë të shumta, por jashtë rrezikut për jetën. 42-vjeçarja shqiptare dyshohet se ka pasur ndonjë çrregullim mendor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME