Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET5 vjet burg për këngëtarin shqiptar në Athinë

5 vjet burg për këngëtarin shqiptar në Athinë

Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg pa të drejtë apelimi nga gjykata e Apelit në Greqi, pasi akuzohet për trafik drøge. Mediat greke raportojnë se ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale.

Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të pandehurin tjetër grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg. Konkretisht, operacioni për arrestimin e dy trafikantëve të kokainës dhe kanabisit u zhvillua në mesin e muajit maj të kaluar, në dy shtëpi në zonën e Luçës. Në banesën e bashkëpunëtorit të tij grek iu gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë dhe në shtëpinë e këngëtarit shqiptar 50 gramë kokainë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME