AKTUALITET

55-vjeçari gjendet pa shenja jete në mes të rrugës, ja çfarë dyshohet

Në Savër të Lushnjes është gjentur i pajetë në rrugë një banor, dyshohet nga konsum i tepërt i alkoolit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë këte mengjes. Viktima është identifikuar si Skënder Malia rreth 55 vjec.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë ne rruge dhe kanë njoftuar menjëherë policine. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore ,të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button