Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA800 mijë paundë drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Angli

800 mijë paundë drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Angli

Tre emigrantë të paligjshëm shqiptarë u zbuluan në një shtëpi bari teksa kujdeseshin për drogën.

Kur Edison Sulanjaku u arrestua pas një pazari droge në West End të Newcastle, oficerët panë një aplikacion që kontrollonte pamjet e kamerave të sigurisë të shtëpisë së barit në telefonin e tij celular. Kjo i çoi ata në një fabrikë droge në shkallë industriale, me pothuajse 2,000 bimë me vlerë më shumë se 800,000 £, të cilat ishin ngritur nga një bandë kriminale në një njësi në Dunston, Gateshead.

Tani Sulanjaku, i cili kishte një rol “mbikëqyrës” dhe “kopshtarët” Besnik Çela dhe Xhenifer Muça, janë burgosur nga Gjykata e Newcastle Crown dhe janë paralajmëruar se do të dëbohen pas vuajtjes së dënimit.

Po nga bisedat e Whatsapp të Sulanjakut, oficerët e policisë morën dhe një adresë në rrugën Lincoln në Sunderland, ku u gjet Xhenifer Muça dhe brenda rreth 17 kilogramë kanabis i paketuar në një numër pakosh të mbyllura me vakum, me vlerë midis 43,300 dhe 65,500 £.

Të tre u deklaruan fajtorë, Sulanjak, 24 vjeç u burgos për katër vjet e gjysmë, Muça, 22-vjeç u dënua me 18 muaj dhe Çela, 49 vjeç, pa adresë fikse, 16 muaj. Ata do të dëbohen pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit pas hekurave.

Burrat u shprehën para gjykatës se ishin penduar dhe ata po vepronin nën drejtimin e të tjerëve më lart në zinxhir.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME