Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Pukës pasi kultivonin bimë narkotike. Blutë ka arrestuar L. S., 45 vjeç, djalin dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël.
Nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.