Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDosjet një lojë e fëlliqur”/ Fuga: Ju hapsha trutë, sot kemi nevojë...

Dosjet një lojë e fëlliqur”/ Fuga: Ju hapsha trutë, sot kemi nevojë për pastrimin nga maskarenjtë

Të gjithë në garë për hapjen e dosjeve, për të parë se kush ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit. Akademiku Artan Fuga, pyet me ironi se “kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij”. Po ashtu ai thekson se në ditët në vazhdim do të rrëfej pse kjo sipas tij është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin.

Komenti i plotë

Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut. Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007, tani ka plas komedia!

Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua, bërtasin!

O ju hapsha trutë. Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij. Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën. Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!

Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun sikurse thoshte gjyshja ime. Hipokrita. Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin. Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë. Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME