PSG ka fituar Superkupën e Francës, teksa mposhti 4-0 Nantes. Në Tel Aviv, 45 minutat e para përfunduan 2-0 në favor të djemve të Galtier.
Pas 22 minutash lojë, Lionel Messi do tregonte klasin e tij. Në një aksion që i përshtatet shumë lojës së tij të shpejtë, sulmuesi argjentinas bën gjithçka si duhet dhe dërgon topin në rrjetë.
Mundësia për dyfishimin e shifrave do vinte në minutën e 40-të. Gjithsesi, Neymar nuk gjuan saktë, me sferën që shkon afër shtyllës së djathtë. Braziliani do çonte shfirat në 2-0, në shtesën e pjesës së parë.
Pjesa e dytë do ishte thjeshtë vazhdim i të parës. Në të 57-tën Ramos do përshendeste rrjetën, sakaq në të 82-të Neymar ekzekuton në mënyrë perfekte një penallti. Kështu, PSG fiton trofeun e Superkupës së Francës.