Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga lushnjarit, mori peng dhe abuzoi me nënën e 2 fëmijëve

Pranga lushnjarit, mori peng dhe abuzoi me nënën e 2 fëmijëve

30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi, është gjetur ditën e sotme nga policia.

Dyrmishi ka deklaruar se është mbajtur peng nga një person me iniciale M.M. Shtetasi me këto iniciale e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe për të kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Forcat policore e zbuluan ngjarjen me ndihmën e dy shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët bënë kallëzim.

Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME