PSG e ka nisur sezonin në Ligue 1 me një fitore të thellë 5-0 në transfertën ndaj Clermont. Neymar, Hakimi dhe Marquinhos shënuan në 45 minutat e para.
Në fundin e ndeshjes kishte kohë dhe për një dopietë të Messit, i cili e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, pasi vitin e kaluar kishte vuajtur jo pak për gjetjen e golit.