Prej ditësh lumi Gjanica në Fier është pushtuar nga mbeturinat dhe era e rëndë. Ndotja është kthyer në një shqetësim për qytetarët, ndërsa institucionet përgjegjëse qëndrojnë indiferente duke mos marrë asnjë masë.
Ndotja dhe era e rëndë e lumit Gjanica që përshkon mespërmes qytetin e Fierit, është kthyer në shqetësim për qytetarët dhe banorët e zonës përreth, sidomos për ata të moshës tretë që pushojnë për disa orë në stolat pranë shtratit të lumit.
Mbeturinat kanë pushtuar sipërfaqen e shtratit të lumit, ndërsa në lumë derdhen mbetje nga biznese private, por institucionet duket se kanë mbyllur sytë përballë kësaj situate, pasi nuk kanë marrë asnjë masë.
Edhe pse autoriteti i mbrojtjes mjedisit ka kryer kontrolle e ka vendosur gjoba, ky sistem nuk ka funksionuar si duhet për shkak se situata ka mbetur përsëri e njëjtë