Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjanica ndotet sërish, në lumë derdhen mbetje nga bizneset private

Gjanica ndotet sërish, në lumë derdhen mbetje nga bizneset private

Prej ditësh lumi Gjanica në Fier është pushtuar nga mbeturinat dhe era e rëndë. Ndotja është kthyer në një shqetësim për qytetarët, ndërsa institucionet përgjegjëse qëndrojnë indiferente duke mos marrë asnjë masë.

Ndotja dhe era e rëndë e lumit Gjanica që përshkon mespërmes qytetin e Fierit, është kthyer në shqetësim për qytetarët dhe banorët e zonës përreth, sidomos për ata të moshës tretë që pushojnë për disa orë në stolat pranë shtratit të lumit.

Mbeturinat kanë pushtuar sipërfaqen e shtratit të lumit, ndërsa në lumë derdhen mbetje nga biznese private, por institucionet duket se kanë mbyllur sytë përballë kësaj situate, pasi nuk kanë marrë asnjë masë. 

Edhe pse autoriteti i mbrojtjes mjedisit ka kryer kontrolle e ka vendosur gjoba, ky sistem nuk ka funksionuar si duhet për shkak se situata ka mbetur përsëri e njëjtë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME