Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIlir Meta ‘rrëmben’ nga Presidenca, këshilltaren Paskali

Ilir Meta ‘rrëmben’ nga Presidenca, këshilltaren Paskali

Ilir Meta, tashmë në krye të Partisë së Lirisë, ka marrë me vete nga Presidenca në këtë parti të re, këshilltaren dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Brunilda Paskalin.

Ndërsa ka publikuar sot një foto me znj. Paskali, ai tregon se ajo tashmë është përfshirë në strukturat e kësaj partie.

“Kënaqësi të takoja Bruna Paskalin, pas energjive të reja, që ka marrë nga pushimet, – shkruan Meta. – Mirënjohës për punën e saj të palodhur në Presidencë dhe besimplotë se do të jetë bashkëpunëtore e shkëlqyer edhe për suksesin e Partisë të Lirisë sidomos përsa i takon Përfshirjes Sociale të të gjithë grupeve të interesit.”

Po cila është Brunilda Paskali, çfarë kualifikimesh dhe përvoje ka ajo?

Lindur më 5 shtator 1965 në qytetin e Korçës, znj. Paskali është diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze në vitin 1987. Gjatë periudhes 1989-1990 ka dhënë provime pasuniversitare në fushen e Psikologjisë, Didaktikës dhe Filozofisë.

Për një periudhë kohore rreth 20 vjecare, ka drejtuar kompaninë e saj “Ëisdom” me aktivitet në fushën e edukimit  dhe gjatë kësaj kohe ka kryer specializime të ndryshme në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.

Znj. Paskali mban gradën Master në Diplomaci dhënë nga Universiteti I Norëich, Vermont, SHBA në fushën e Menaxhimit të Konflikteve.

Gjatë viteve 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze, Shefe e Departamentit Shkencor dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare si dhe Pedagoge në Fakultetin e Psikologjisë pranë Kolegjit Universitar “Ëisdom”.

Në vitet 2010-2011, znj. Paskali ka qenë Këshilltare e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Nga tetor 2013 deri Gusht 2015, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Zv. Ministres së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes. Znj. Paskali, në këtë detyrë, ju ka dhënë një mbështetjen të madhe grave dhe vajzave, vecanërisht në fushën e sipërmarrjes.

Gjatë detyrës si Zv. Ministre e MZHETTS ka bashkëpunuar me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për fuqizimin e gruas në sipërmarrje dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca e evente me këtë tematikë.

Znj. Paskali ka ndërmarrë, gjatë kësaj periudhe, një sërë nismash në favor të grave sipërmarrëse si Plan Veprimi për Gruan Sipërmarrëse 2014-2020, krijimi i lehtësirave për gratë sipërmarrëse nëpërmjet granteve të ndryshme etj.

Nga shtator 2015 deri Shtator 2017, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës. Znj. Paskali vazhdoi të mbështesë cështje e fuqizimit ekonomik dhe politik të gruas edhe në rolin e saj si Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

Me nismën e saj, filloi puna për krijimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Bashkisë Tiranë, një model që u përhap në të gjitha bashkitë e vendit dhe që, me vonë, coi në krijimin e rrjetit të Aleancës Kombëtarë të Grave Këshilltare.

Me iniciativën e drejtëpërdrejt të zonjës Paskali u krijua Fondi i Grave Sipërmarrëse nga Bashkia Tiranë që mbështet vajza dhe gra për hapjen apo konsolidimin e një sipërmarrje biznesi. Ky fond funksionon në mbështetje të grave dhe vajzave prej vitit 2016 e në vazhdim.

Po kështu, znj. Paskali ndërmori disa nisma të tjera në mbështetje të fuqizimit të grave dhe vajzave, nisma që konkluduan me firmosjen e Principeve të Fuqizimit të Gruas dhe po kështu me firmosjen e Kartës Europiane për barazinë e grave dhe burrave në jetën vendore.

Prej janarit 2018 në vazhdim znj. Paskali mban detyrën e Këshilltares së Presidentit të Republikës për cështjet sociale.Në rolin e saj si këshilltare për cështjet sociale, znj. Paskali vazhdon bashkëpunimin e ngushtë dhe promovimin e shoqatave të grave dhe vajzave, të të rinjve dhe  kategorive të ndryshme në nevojë.

Znj. Paskali flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane dhe mjaftueshëm gjuhën spanjolle.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME