Deri në 20 miliardë euro janë parashikuar të ardhurat në Greqi si rezultat i sezonit të suksesshëm veror. Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, periudhë kjo përpara shpërthimit të pandemisë.
Aktualisht zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.
Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë. Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.
Aktualisht, ishujt jugor të Egjeut dhe ishulli i Kretës disponojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi në shtetin helen.