Uncategorized

“Drejtësi për Jonadën”/ Protestuesit spërkasin me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme

Qytetarët në protestën e zhvilluar për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve u shpreh se kjo ngjyrë e kuqe simbolizon gjakun e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama si dhe ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar pas tragjedisë së Himarës. Protestuesit u zhvendosë n me pas te Kryeministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button