Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ka kujtuar sot ditëlindjen e Mbretëreshës Geraldinë.
Mesazhin e tij ndër të tjera Meta e shoqëron edhe me foton e mbërritjes në atdhe të Familjes Mbretërore, ku në shihet duke e shoqëruar Monika Kryemadhi, deputete socialiste në atë kohë.
“Ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë më çoi te një kujtim i bukur prej saj, 20 vite më parë, të cilën doja ta ndaja me ju. Për të kujtuar me nderim këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë që edhe pse lindi hungareze, gjithë jetën e saj ia përkushtoi Shqipërisë.
Edhe sot është aktual mesazhi i saj i 20 viteve më parë: Unë besoj se me paqe dhe dashuri, me devocion dhe besnikëri për idealin kombëtar, ne do ta çojmë përpara Atdheun tonë, që është pjesë e Europës dhe e botës së qytetëruar”, shkruan Meta.