Tiranë – Pa kaluar 24 orë nga ngjarja në Lezhë, një tjetër vrasje e dyfishtë është shënuar, këtë herë në Tiranë. Debati për pronën i ka marrë jetën një çifti, burrë dhe grua që janë vrarë nga vëllai i viktimës.
Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, teksa autor i kësaj ngjarje është zbuluar si Arsen Muskurti, i cili është shpallur në kërkim. Shkak mendohet se ka qenë një konflikt për pronën. Uniforma blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie.
Muaji gusht po mbyllet me një rekord të zi të vrasjeve, ku shumica prej tyre janë me motive banale. Jo më pak se para 24 orësh, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre dhe shkak thuhet se kanë qenë debatet për punë lekësh.