Gjatë një interviste të fundit për “The Cut”, dukesha e Sussex, Meghan Markle duket më e bukur dhe e qetë se kurrë. Në kopertinë, 41-vjeçarja ka veshur fustanin “Colorblock Tulle” të Tory Burch, i cili ka një qafë të lartë dhe e ka shoqëruar me një palë vathë Lanvin jeshil të ndezur.
Kjo foto e veçantë na kujtoi jo pak kopertinën e librit të Andrew Morton, “Diana Her True Story-In Her Own Words” dhe bëhet fjalë për biografinë e princeshës së ndjerë.
Lady Diana kishte veshur gjithashtu një golf të zi dhe u fotografua nga legjendar Patrick Demarchellier në vitin 1992.