Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar me një postim në Twitter për vendimin e qeverisë, për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.