Mbrëmja e sotme në Premier League ka dhuruar jo pak emocione, me Arsenalin që vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke marrë fitoren e 5-të në 5 ndeshje. Manchester City fitoi me goleadë,Tottenhami u ndal në barazim ndërkohë që Liverpooli fitoi në “frymën e fundit” ndaj Newcastle.
Arsenali mundi 2-1 Aston Villan e Steven Gerrard, një ndeshje që do të dhuronte shumë emocione. Gabriel Jesus zhbllokoi në minutën e 30-të, por miqtë nga Birminghami barazuan me Douglas Luiz në minutën e 74-t. “Topçinjtë” reaguan vetëm tri minuta më vonë me Martinellin, që realizoi golin e fitores.
Manchester City triumfoi me lehtësi 6-0 ndaj Nottingham. Erling Haaland ishte sërish protagonist duke shënuar 3 gola, të gjithë në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë Alvarez shënoi dopietë, ndërkohë që Cancelo realizoi golin tjetër.
Liverpooli fitoi në sekondat e fundit 2-1 ndaj Newcastle, nënjë ndeshje emocionuese. Isak debutoi me gol te bardhezinjtë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë. Në të dytën, Firmino shënoi golin e barazimit, ndërkohë që në kohën shtesë Carlvaho “ngriti peshë” Anfield Road duke shënuar golin e fitores me një kthesë të bukur.