Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se do të nisin protestat së shpejti. I pyetur nga gazetarër për kohën e zhvillimit të këtyre tubimeve ai tha se brenda 24 orëve do jepet njoftimi për protestën e parë. Meta theksoi se do të protestohet aty ku ndodh krimi dhe vidhen qytetarët e vota e tyre.
“Nuk do të habitemi që si kryetar i PL të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.