Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedLiz Truss, kryeministria e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss, kryeministria e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss është kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve. Ajo ka marrë 81,326 vota teksa rivali i saj, Rishi Sunak 60,399 vota.Ditën e nesërme ajo do të vizitojë Mbretëreshën në Balmoral, ku pritet të marrë miratimin për të formuar qeverinë e saj.

Liz Truss është zotuar të zbatojë premtimet e saj ndaj votuesve, duke thënë se partia konservatore duhet të tregojë se mund t’i përmbushë gjatë dy viteve të ardhshme. Ajo tha se ka një “plan të guximshëm” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME