Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFamilja me fëmijë invalidë përmbytet nga shiu, shteti zgjohet pas 24 orësh...

Familja me fëmijë invalidë përmbytet nga shiu, shteti zgjohet pas 24 orësh (foto e vidio)

Fier – Familja Durmishi  me dy fëmijë invalid përmbytet nga rreshjet. Policia dhe njësia administrative u shkon për ndihmë pas 24 orësh.

Familja e Et’hem Durmishit jeton në fshatin Radostinë Fasko  të njësisë administrative Dërmënas që nga viti 2006. Ata kanë ardhur nga Ostreni i Dibrës për një jetë më të mirë në Myzeqe. Bashkëshorti ka shkaur në emigracion ndërkohë që në banesë ka lënë gruan me dy fëmijë invalidë.

Rreshjet e ditës së djeshme i kanë shkaktuar përmbytje të banesës duke u shkatuar dëme ekonomike.

Në banesë tashmë jeton vetëm Valboma me dy flmijët invalid pasi dy vajzat më të mëdha i ka të martuar dhe jashtë shtetit ndërkohë që bashkëshorti është emigrant në Greqi.

Valbona tregonë se rreshjet e një dite më parë ishin në sasi të mëdha e të rrëmbyeshme, uji hyri në banesë afro gjysëm metri ndërkohë që në oborr shoi afro një metër. Puseta e shkarkimit u bllokua, banesa e avllia janë me mur betoni që nuk e shpojmë sepse debanojmë me komshinë.

I kërkova ndihmë policisë duke i marrë disa herë në telefon por asnjëherë sma hapn telefonin, nuk dija ku të kërkoja ndihmë.

Ajo phon faktin se  uji po pushtonte shtëpinë, orenditë po mbuloheshin nga uji, dy fëmijët i kam invalid. Askush nuk më dha ndihmë. Foto e vidio i bëra me celular dhe ja nisa burrit në Greqi ai foli me një përfaqësues të ish komunës .

Nga ana tjetër sipas zonjës Valbona, Kadri Fasko zëvendës kryetari i njësisë administrative Dërmënas ka qënë personi që ka shkuar  ditën e djeshme.

I kontaktuar nga ALB365 ai pohoi faktin se kur ka shkuar në banesë ujrat e rreshjeve ishin larguar. Kanë qënë rreshje të shumta  e në periudhë kohe të shkurtër. Të hënën do kërkojmë nga kryebashkiakuSubashi që të bëjmë mbushjen me inerte të rrugës që të vi në nivel  për të penguar ardhjen e ujrave në rast rreshjesh. Kanalet nuk e kanë përballuar sasinë e madhe të ujrave

Ai pohoi faktin se ditën e hënë do mbledhi dhe grupin e punës të verifikojë dëmet e do llogarisin një dëmshpërblim sipas ligjit

Nga ana tjetre prezenca e forcave të policisë Fier është barë në banesën e Valbona Durmishit  pasi kishte shkuar grupi i ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME