Duket se ndryshimi i pankinës së Chelsea-t i ka sjellë fat Armando Brojës. Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, drejtimin e “Bluve” e ka marrë ish-trajneri i Brighton, Graham Potter, të cilit duket se sulmuesi kuqezi i ka lënë përshtypje të mira në stërvitje, raporton “The Sun”.
Burime të brendshme të klubit kanë thënë për tabloidin britanik se Potter flet për potencialin dhe aftësitë e sulmuesit shqiptar për t’ju përshtatur më së miri sistemit të tij të lojës. Me përshtypjen e bërë në stërvitje, Broja duket se po i siguron vetes një vend titullari në 11-shen e Chelsea-t, pavarësisht se pak më parë ka ardhur në skuadër një emër si Aubameyang-u.