Nga Azgan Haklaj – Shqiptarët janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të ilirëve e arbërorëve, banorë prej mijëra vitesh në trojet e tyre kur nuk kishte Rusi, Serbi e as Mal të Zi.
Në antikitet aty ku sot quhet Mali i Zi ishte Mbretëria Ilire e Ardianëve, kufijtë shtetëror të së cilës shtriheshin nga jugu i Shqipërisë lumi Vjosa në Dalmacinë e mesme, në trevat e liqenit të Ohrit e në Uskanë deri në bashkimin e dy drinave në Kukës.
Ajo u themelua nga Agroni dhe dinastia e tij e pasuar nga Teuta dhe Genti zgjati nga viti 231-168 para Krishtit dhe ka patur kryeqytet Shkodrën.
Në kohën e Teutës edhe Epiri u bë pjesë e kësaj perandorie.
Perandoria e Ardianëve ishte perandoria më e fuqishme ilire e të gjitha kohërave.
Në trojet e ardianëve lindi perandori i famshem i Romës Diokleciani.
Ai pasi i dha shkelqim dhe lavdi perandorisë dha dorëheqjen dhe i kaloi vitet e fundit te jetës në pallatin e tij në Dubrovnik.
Shprehja e tij e famshme se e gjeta Romën me baltë e qerpiç dhe e lashë atë të veshur me mermer është treguesi sinjifikativ i dijenisë shqiptare dhe aftësisë se tyre qytetare qeverisëse.
Shqiptaret e Malit të Zi janë të shquar historikisht për vokacionin e tyre perëndimor dhe kontributin e madh që kanë dhënë në qytetërimin europian .
Në mesjetë pas vdekjes së Stefan Dushanit, “Mbytësit” “Asfiksuesit” e çlirimit nga pushtimi sllav, aty sundoj Dinastia e fuqishme Arbërore e Balshajve që zotëronte jo vetem Malin e Zi të sotëm, por shtrihej në kufijtë e një perandorie dhe kontrollonte një territor afër njëqindmijë km katror.
Gazmend Shpuza dhe Pranvera Bogdani pohojnë, por dhe në përgjithësi historiografia shqiptare e mbështet origjinën shqiptare të tyre nga Shkodra.
Origjinën shqiptare të Balshajve sipas Gazmend Shpuzës e konfirmon toleranca fetare pas konvertimit të tyre katolikë, e cila e dallonte nga intoleranca e mbretërve sllavë.
E theksova faktin sllavë se shumë studiues i cilësojnë perandorët e shekullit 13- 14 si serbë.
Në fakt ata ishin feudal arbëror, shqiptarë të ortodoksizuar pas skizmës së madhe të vitit 1054 me qëllim për të ruajtur pronat e privilegjet e tyre.
Perandoria e Rashës “Rashkës” e themeluar në fund të shekullit të XII-të nga Stefan Nemanja (Shtjefën Nimani) nga Gashi (Rrafshi i Dukagjinit) ishte tribale iliro- -vllehe-sllave që më vonë përfshiu dhe Epirin.
Të gjitha burimet historike pohohjnë se Arsa, ku u themelua Perandoria e Rashës “Rashkës” shtrihet në pjesën qëndrore të gadishullit Ilirik në mes Shqipërisë, Kosovës, Bosnje -Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë dhe ka një lidhje natyrore të pashkëputshme territoriale, historike, etnike me Shqipërinë e Kosovën, sot e ndarë politikisht pothuajse gjysëm për gjysëm mes Serbisě dhe Malit të Zi ku shumica e banorëve janë boshnjakë.
Arsa ështě një qytet i vjetër ilir i Mbretërisë së Ardianëve me emërtimin latin Ras dhe përmendet qysh në shekullin e dytë nga historianët romakë të cilin serbët e quajnë Stari Ras.
Ai ishte kryeqyteti i parë i i shtetit mesjetar tribal të Rashës “Rashkës”, i cili ndodhet në një pozicion të favorshëm në udhëkryq midis detit Adriatik dhe Zetës në krah të lumit Rasha, emri i të cilit vjen nga fjala shqipe rrasa “rrasë guri” që buron rrëzë rrafshnaltës së Peshterrit kuptimi etimologjik i të cilës është peshë e rendë, ter, thatësi, tersi e rëndë.
Arsa shtrihet 11 km larg Pazarit të Ri apo “Novi Pazarit” siç e quajnë serbët
Arsa është monumenti i vetëm në të cilën “Selia” e një shteti të Europës është e ndaluar hyrja.
Në fund të shekullit të XIII dhe fillim të shekullit të XIV trojet e arbërit u pushtuan nga sllavët.
Politika e carëve sllavë kundër popullsisë katolike të viseve arbërore u intensifikua në kohën e Stefan Uroshit të dytë në vitet 1282 -1321, Stefan Deçanskit Uroshit të III-të në vitet 1322-1331 dhe Stefan Dushanit në vitet 1331-1355.
Duke i konsideruar arbërit katolikë si aleat të papës dhe të mbretërive perëndimore carët sllavë ndoqën një politikë të egër e cila u sanksionua në kodin e Stefan Dushanit i cili fshiu të drejtën zakonore shqiptare.
Disa nene të ketij kodi i kushtoheshin shkuljes së herezisë katolike.
Banorëve që nuk pranonin të konveroheshin në ortodoksë u sekustrohej pasuria, deboheshin nga trojet e tyre, damkoseshin me hekur të nxehtë e vriteshin në mënyrë të pamëshirëshme.
Kjo situatë e rendë përshkruhet nga kardinali Guido në një letër derguar Selisë së shenjtë në vitin 1350.
Themeluesi i kësaj perandorie Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan por është quajtur dorëzanë i madh, më vonë me ndikimin e sllavëve e mori atë emërtim.
Sundimtar është sinonim i fjalës sundia në mesjetë.
Vladimir Coreviç një historian serb shkruan:
“Dushani krijoj një principatë e cila nuk ishte serbe por e përzier e përbërë nga sllavët, vllehët, arbanasit (shqiptarët).
Qëllimi i tij ishte të pushtonte Kostadinopulin e të bëhej trashëgimtar i imperatorisë së kohës.
Car Dushani ishte arbanas ortodoks”.
Ndërsa Lazo Kostiq shkruan:
“Nemanjiqët mund të kishin sunduar Bizantin por jo serbët se nuk kishte serbë”.
Historia serbe gënjen.
Ajo me dashje i ngatërron sllavët me serbët.
Sllavët janë popuj konglomerat barbarë që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë.
Dardania si pjesë e Ilirikut u kthye në faktor të Bizantit ku i kanë dhe rrënjët tre identitetet me të cilët lidhet qenia shtetërore shqiptare:
Identiteti administrativ me Dioklecianin.
Identiteti kishtar me Kostadinin.
Identiteti politik dhe juridik me Justinianin I.
I solla këto fakte shteruese e do të vazhdoj dhe në vijim për të rrezuar historiografinë e gënjeshtërt serbe e për të argumentuar se sërbët janë shfaqur në sekullin e XIX-të dhe Serbia u krijua nga dinastitë e Karagjergjeviçëve dhe Obrenoviçëve të cilat kanë qenë në luftë me njëra tjetrën për sundim për disa dekada.
Karagjergjeviçi, Gjergji i Zi babai i Serbisë ishte shqiptar nga Kelmendi.
Reformatori i gjuhës, mbledhësi i folkorit dhe kreatori i kushtetutës serbe
është Vuk (UK) Karaxhiqi nga Bosnja në gjysmën e parë të shekullit XlX-të.
Ndërsa Vuk Karaxhiqi mblidhte këngët sllave me nje penël pule të ngjyer në barut e i quante serbe, kurse ne sipas Ramadan Sokolit “Nderi i Kombit” e kishim të dokumentuar Eposin e Kreshnikëve qysh në gjysmën e parë të shekullit të XIV- të.
Serbët janë përpjekur ta përvetësojnë edhe Eposin e Kreshnikëve të Jutbinës me mashtrime.
Jutbina ishte qendra e shqiptarëve (arbanëve) ku shfaqet kalimi nga identiteti fisnor ilir në atë arbër.
Ajo shtrihet rreth 50 km në veriperendim të qytetit të Xarës në Kroaci, të krijuar nga fisi ilir liburnët.
Prezenca e arbëreshëve sot në Zarë dhe historianët e vertetetojnë këtë pohim.
Identiteti shqiptaro- arbëror u krijua si pasojë e përballjes me pushtimin barbar të sllavëve që vinin nga veriu dhe ua imponoj fiseve ilire të bashkoheshin nën identitet të ri atë arban (arbër).
Kroacia e sotme qendrore ishte zonë e banuar nga arbanët të cilët u përballën me vershimet barbare sllave të shekullit VII- të që po konsolidoheshin në veri të lumit Sava.
Arbanët e ruajtën historianët e qëndresës së tyre me anë të këngëve epike.
Shumë fise shqiptare u detyruan ta linin pjesën me të madhe të viseve të tyre në Dalmaci dhe të vendoseshin në Bjeshkët e Nemuna për t’u mbrojtur nga sulmet barbare sllave.
Arbanët që qëndruan në viset e Dalmacisë dhe Jutbinë u asimiluan duke vazhduar të këndojnë Eposin e Kreshnikëve në gjuhën sllave.
Arbanët që emigruan nga Jutbina sollën me vete strukturën e tyre të lashtë që gjëndet në Shqipërinë veriore me 14 fiset që kanë prejardhjen nga alpet shqiptare.
Pas marrjes nga sllavët Jutbina kaloj nën shumë sundime si kroate, turke, sllave.
M. Lambertz pajtohet se këto këngë “Rrjedhin në kohën e dyndjeve sllave, në vitet 700- 800 të e.s.
Këto këngě janë eposet e fundit aktive në Europë në fillim të mijëvjeçarit të ri dhe me të drejtë thuhet e kanë vendin në arealin e epikës botërore”.
Ato u maturuan në shekullin XII-XIV-të.
Zonat ku këndohet Eposi janë në Shqipërinë e epërme, Malësi e Madhe, Malësi e Gjakovës, Dukagjin, Has, Pejë, Deçan, Prizren.
Me fakte shteruese për të verteten e Eposit të Kreshnikëve kanë folur Shtjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj.
Në fillim të shekullit të XX – të në pjesën qendrore të Kroacisë ka patur popullsi të përzier serbë e kroatë.
Pas Luftës së Dytë Botërore pjesa më e madhe e kroatëve u dëbuan nga Jutbina.
Gjatë luftërave në Jugosllavi Jutbina u kontrollua nga serbët nga ku ata fillonin sulmet ndaj kroatëve e boshnjakëve.
Në vitin 1995 Jutbina merret nga kroatët.
Sipas Jusuf Buxhovit edhe kur Serbia është pranuar si shtet në Kongresin e Berlinit në vitin 1878 duke iu referuar burimeve osmane e austro- hungareze gjysmën e popullatës së saj e përbënin shqiptarët dhe vllehët, siç nuk ishin shumicë as grekët pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë në vitin 1821 dhe pranimit të saj si shtet.
Edhe trevat e Arsës u pushtuan për disa shekuj nga Perandoria Osmane dhe meqenëse ishte vend tregtarësh e quajti Pazar i Ri dhe pas reformave të Tanzimatit e emërtoj Sanxhaku i Pazarit të Ri, pjesë e Vilajetit të Shkodrës, kurse serbët e quajnë Novi Pazar e ndërsa sot ky qytet është qendra kulturore e boshnjakëve të Serbisë dhe rajonit Roskaj Oblasti.
Në vitin 1912-të mori pjesë në shpalljen e pavarësisë së Shqipěrisë në Vlorën historike si përfaqësues i Mitrovicës, Tutin- it, Pazarit të Ri patrioti Ajdin Draga.
Dhjetëra projekte, elaborate, janë hartuar për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Kosovë nga mendiet diabolike të Çubriloviqit, Andriqit, Vukotiqit, Dobriqa Qosiqit dhe Akademia Serbe.
Por të kthehemi edhe njëherë tek Balshajt.
Pas vdekjes së plakut qeverisnin së bashku vëllezërit Strazimiri, Gjergji, Balsha II të cilët nënshkruanin të tre sëbashku dhe kishin të njëjtën vulë.
Ata e kthyen Gentën, Zetën në një shtet të pavarur nga zhupanët sllavë.
I ndërprenë të gjitha lidhjet me oborrin e Stefanit të pestë, i cili i konsideronte rebelë dhe nxiste kundër tyre sundimtarët sllavë dhe Venedikun.
Për të vendosur aleancë me Muzakajt e Beratit Balsha II u martua me vajzën e despotit Andrea II Muzaka
Me dokumenta historikë Muzakajt përmenden qysh në vitin 1090 per roli politik i tyre spikat gjatë luftërave me anxhuinët në vitet 1273-1281.
Muzakajt e kishin shtrirë autoritetin e tyre në (Muzakë) Myzeqe dhe në Toskëri me qendër Beratin dhe studimi i kesaj dinastie ndahet në dy periudha në vitet 1286- 1343 dhe 1350- 1417.
Me martesën me Komitën vajzën e Andreas II, Balsha II mori si pajë dhe qytetet e Vlorës dhe Kaninës që ishin aneksuar nga Muzakajt.
Balshajt i shtrinë zotërimet e tyre edhe në viset e Dardanisë “Kosovës”.
Së bashku me sundimtarët e Beratit, Ohrit, Permetit dhe Korçës i luftuan mbetjet e Mbretërsë të Car Dushanit, në radhë të parë mbretin sllav Vukashin dhe të birin Marko Krajleviç të cilit i’a morën Kosturin, e nuk mundi ta rimarrë pavarësisht se e mbështetën osmanët.
Pasi e mundi Karl Topinë e Topiajve të cilëve kisha e Romës dhe në vitin 1338 edhe anzhuinët e Napolit ua njohën zotërimet e tyre në tokat midis rrjedhës së Matit dhe Shkumbinit Balsha II u shpall Dukë i Durrësit dhe me marrjen edhe të Vlorës dhe Kaninës si pajë siguroj kontunitetin bregdetar të dinastisë së tij.
Në këtë kohë Dinastia e Balshajve zotëronte pjesën më të madhe të trojeve shqiptare që nga Zeta në Mal të Zi deri në Shqipërinë e poshtme në Çamëri duke zotëruar gjithë bregdetin, viset e Kosovës e deri në Ohër
Balsha i II thirrej Zoti i Arbërisë dhe ëndrra e tij ishte të krijonte Mbretërinë e Arbërisë ku të përfshinte të gjitha trojet arbërore.
Në vitin 1385 kjo ëndërr u shua sepse në betejë me ushtrinë osmane në Savër Balsha i II ra në fushën e nderit dhe ushtria e tij u shpartallua, ndërsa zotërimet e Balshajve filluan të tkurren.
Në fron erdhi Gjergji II Balsha.
Tre vite më vonë Gjergji II Balsha mori pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 ku Aleanca Ballkanike u thye nga osmanët.
Tre vite me vonë ai u ndesh prapë me turqit duke rënë rob, por u lira me ndërmjetësim të Venedikut, pasi ua leshoj Shkodrën duke mbajtur vetëm Ulqinin dhe Tivarin.
Pas vdekjes së Gjergjit II Balsha në fron erdhi Balsha i III i cili luftoj me venedikasit shume vite duke i mundur, ndonëse këta të fundit kishin mbështetjen e osmanëve.
Pas shumë luftimesh e marrëveshjesh në vitin 1412-të u arrit paqja e fundit mes Venedikut dhe Balshajve, ku këta të fundit rimorën qytetet e Budvës, Tivarit, Ulqinit, por ishin të detyruar të linin Shkodrën.
Pas renies së Balshajve Principata e vogël e Zetës siç quhej në atë kohë Mali i Zi i sotëm u qeveris nga Stefan Gjurashi, Cërnojeviçi.
Nuk është rastësi që në Besëlidhjen e princërve shqiptarë që u mbajt në Lezhë me dt 2 mars 1444 mori pjesë Stres Balsha dhe Stefan Gjurashi Cërnojeviçi, I cili erdhi në këtë kuvend historik së bashku me dy të bijtë.
Ai ishte martuar me princeshën Mara, motrën e Gjergj Kastriotit, por dhe vetë ishte me gjuhë e gjak arbëror sepse kishte lidhje gjaku me Dinastinë e ndritur të Balshajve.
Pas epopesë 25 vjeçare të Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) e pushtimit turk të Gadishullit Ilirik shqiptarët e Malit të Zi përfaqësues të fiseve të fuqishme të vasajoviçëve, kelmendasve, Piprit, Kuçit e Palabardhit e mbajtën të pashuar zjarrin e luftës për liri.
Ata jo vetëm nuk i ulën armët por u benë iniciator të kuvendeve mbarë ballkanike dhe hartuan strategjinë e luftës çlirimtare.
Nga korriku deri në shtator të vitit 1614-të u mbajt në Kuçin shqiptar që ndodhet në Mal te Zi Kuvendi i Kuçit i kryesuar nga prijësi i kësaj treve Lala Drekali.
Në këtë Aleancë Ballkanike antiosmane pati përfaqësues edhe nga Bosnje- Hercegovina, Maqedonia e sllavë nga Serbia e sotme.
Kuvendi vendosi për fillimin e luftës çlirimtare sipas modelit të strategjisë fitimtare të Skenderbeut e shqiptarëve në shekullin e XV-të dhe kerkoj ndihmën e Papatit e të Mbretërisë së Spanjës.
Edhe në Kuvendin Ballkanik të Prokopit të vitit 1615-të e atë të Beligradit të vitit 1620-të krerët shqiptarë Lala Drekali, Gjeç Bardhi, Gjon Renasi e prelati Pjetër Budi ishin jo vetem truri e shpirti i këtyre ngjarjeve të mëdha por edhe të ngarkuar si ambasador në Vatikan, Venedik, Spanjë e Francë për të siguruar armë e aleatë për luftën çlirimtare.
Për disa dekada me radhë në Mal të Zi qeverisën Bushatllinjtë.
Sipas At Zef Pllumit themeluesi i këtij pashalleku ishte Mehmet Pashë Plaku, i cili kishte të njějtat parime të Revolucionit Francez “Liri -Barazi-Vllazëri” afër tre dekada para tij.
Kara Mahmut Pasha ndoqi me guxim e urtësi rrugën e të jatit.
Duke mundur Ahmet Pashain e Beratit Bushatëllinjtë i shtrinë zotërimet e tyre deri në Ohër.
Falë Bushatëllinjëve në atë periudhë u vendosën marrëdhenie diplomatike me shtetet më të fuqishme të Europës me Francën, Austrinë si dhe u krijuan marrëdhënie të shkëlqyera me Vatikanin.
Bushatëllinjëve u dedikohet projekti i pavarur nga Porta e Lartë dhe krijimi i Konfederatës Ilirike në Podgoricë në vitin 1786.
Vetë Jozefi i Dytë atëkohë i dergoj Kara Mahmut Pashës një kryq argjendi në shenjë përgezimi.
Krerët u betuan në Ungjill dhe Kuran.
Porta e Lartë ia hoqi titullin e vezirit dhe e shpalli Kara Mahmut Pashën Fermanli, dmth e denoj me vdekje, por vetë Papa i kerkoj mbretit të Spanjës për të ndikuar tek sulltan Selimi i III për ta falur.
Në vitin 1796 Kara Mahmuti u bë aleat me Napoleon Bonapartin.
Po në këtë vit në betejat për shtrirjen e zotërimeve të tyre u vra në Mal të Zi.
Pashai i fundit i Bushatëllinjëve ishte Mustafa Pasha.
Në vitin 1830 turqit i mundën Bushatëllinjë, e kjo ishte beteja e fundit që u pasua me fundin e sundimit të tyre në vitin 1831.
Një pakicë sllavësh që ishin vendosur aty jo vetëm nuk u treguan mirënjohës ndaj të zotëve të shtepisë, pra shqiptarëve, por që nga dalja në skenë e Rusisë si fuqi europiane në kohën e Pjetrit të Madh e të Katerinës së Madhe të cilët nxitën ekspansionin sllav me anë të popëve malazezë, me agjentë para e dhunë u munduan ti shkombëtarizojnë shqiptarët vendas e t’i kthenin në besimin ortodoks për t’i asimiluar.
Me krijimin e Principatës së Malit të Zi oreksi i shovinisteve të Knjaz Nikollës erdhi duke u shtuar dhe filloj ekspeditat ndëshkimore ndaj shqiptarëve.
Akti heroik i Oso Kukës i vetëflijimit të tij së bashku me çetën e vet në emër të lirisë në vitin 1862 ku mbetën edhe qindra çetnikë malazezë duke e kthyer Vraninën në Trojë Shqiptare u bë kushtrim për shqiptarët në mbarë trojet etnike për vetëmohim për mbrojtjen e Atdheut të tyre dhe lirisë.
Vetëflijimi i tij në emër të atdheut ishte mesazh i qartë se më e shtrenjtë së jeta është liria dhe dinjiteti i shqiptarit.
Në memorien historike të shqiptareve dhe mbarë Europës kanë ngelur përjetësisht betejat legjendare të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit e Tivarit nga sllavët e Malit të Zi të asaj kohe.
Nëse Ulqini i Agronit, Teutës e Balshajve ra me dt 25 nentor 1880-të në kthetrat e përgjakshme malazeze nuk ndodhi prej zotësisë së çetnikëve të Malit të ZI, por u desh një ushtri turke prej 20000 trupash dhe flota ushtarake e Fuqive të Mëdha për ta detyruar të dorëzohet qytetin krenarë iliro –arbëror.
Gjatë një shekulli të pushtimit sllav shqiptarët pësuan një genocid e dhunë të egër, spastrim etnik dhe mohim të të drejtave elementare e njerëzore, mosnjohje të gjuhës e kombësise së tyre.
Në vitin 1913-të në Plavë e Guci në Tuz e Ulqin me një akt të pashembullt barbarie çetnikët serbo –malazezë, me bekimin e eprorëve të tyre masakruan qindra burra shqiptarë duke përdorur dhe kryqin e skuqur në shpinë pasi nuk pranuan të ktheheshin në besimin ortodoks sllav.
Këtë e bënin me qëllim për të fshirë nga kujtesa qëndresën heroike te shqiptarëve të udhehequr nga Ded Gjo Luli në vitin 1911-të ku për herë të parë pas qindra vitesh u ngrit flamuri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Deçiç.
Akoma më e tmerrshme do të kryehej masakra që u projektua nga Beogradi e u zbatua jo rastësisht në Tivarin shqiptarë ku brenda një nate u ekzekutuan me mijëra burra të Kosoves në pranverën e vitit 1945
Kjo barbari të kujton kohën e mongolëve Xhingis Khanit e të Timurlengut, të vikingëve Vlad Dragulës [hungulësi], Erik Qimekuqit, apo të Ivanit të tmerrshëm të Rusisë.
Për një gjysëm shekulli shqiptaret ranë nën diktaturën e Titos e më vonë të Millosheviçit ku provuan genocid të paparë dhe torturat më çnjerëzore mesjetare.
Këto deshmi autentike kundërshtojnë historishkruesit serbë dhe vertetojnë se iliro- arbërit- shqiptarë kanë jetuar ně këto treva dhe më gjërë dhe mundën të mbijetonin përballë pushtuesve dhe sunduesve të ndryshëm romakë, bizantinë, sllavë, osmanë dhe serbo- malazezë deri në ditët e sotme.
Shqiptaret e Malit të Zi janë qytetarët me të denjë në këtë republikë të vogël.
Ata me votën e tyre përcaktuan shkeputjen nga Serbia dhe i dhanë goditjen e fundit Sllobodan Millosheviçit në referendumin e vitit 2006.
Ata përcaktuan me votën e tyre kursin euroatlantik të Republikës së Malit të Zi, antarësimin në NATO-s dhe rrugëtimin drejt BE-së.
Falë lidhjeve të ngushta me SHBA-në, për shkak të diasporës së madhe që kanë në këtë vend mik janë faktorë themelor për të sotmen e të ardhmen e bashkimit të natyrshëm të trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm.
Shqiptarët në shekuj nuk luftuan që tokat e tyre të qeveriseshin nën emblemën serbo-malazeze, por që në qiellin e kaltër mbi fortesat e tyre të fluturojë e lirë e krenare shqiponja Iliro-arbërore dhe të valvitet Flamuri Kuqezi i Kombit të tyre.
Shqiptarët prej 10 milionësh në Gadishullin Ilirik janë të ndërgjegjshëm të kryejnë mirë rolin që u ka caktuar historia e mileniumit të ri, (mijëvjeçarit të lll-të) dhe të zgjidhin përfundimisht çështjen e vet duke realizuar bashkimin e tyre, atë që kombet e tjera e kanë kryer me kohë.
Referencë
At Zef Pllumi, Ramadan Sokoli, Jusuf Buxhovi, Gazmend Shpuza, Pranvera Bogdani, Shtjefën Gjeçovi, Bernardin Palaj, M. Lambertz, Milan Shuflaj, Tit Livi, Noel Malkol, Pellumb Xhufi, Kasem Biçoku, Arshi Pipa.