Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedGjendet skeleti i nje shqiptari në Greqi, në pantallona një dokument

Gjendet skeleti i nje shqiptari në Greqi, në pantallona një dokument

Një skelet njeriu është gjetur në një fushë pranë Tebë, në Greqi.  Trupi, i cili u gjet mëngjesin e sotëm nga një shofer kalimtar, nga rrobat dyshohet se i përket një burri. Vdekja e tij, siç u konstatua nga mjeku, ka ndodhur kohë më parë.

Trupi i dekompozuar u gjet gjatë punimeve në rrugën në Tebë, vetëm një metër nga sipërfaqja e rrugës. Skeleti i burrit është gjetur gjysmë i zhveshur. Ajo çfarë është e dyshimtë është fakti që në xhepin e pantallonave janë zbuluar dokumente që lidheshin me një çështje penale në Shqipëri.

Mediat greke raportojnë se policia nuk ka bërë të mundur dot identifikimin e personit. Për këtë arsye blutë po kontrollojnë denoncimet e bëra për personat e humbur. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim, por dyshohet se trupi është ekzekutuar e më pas është hedhur në një hendek për të humbur gjurmët. Vërtetësia e veprës penale pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Duke qenë se trupi është i dekompozuar, do të përdoret një test ADN-je për të zbuluar kush është viktima. Policia e Tebës po grumbullon informacione për zbardhjen e ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME