Zbardhen të tjera detaje nga kontratat e lobimit të PS.
Në Çim Peka Live, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi zbuloi një kontratë lobimi të përbashkët të PS-së dhe Turqisë, në SHBA.
Ajo që bie në sy është se 750 mijë dollarë për lobim janë paguar nga qeveria e Turqisë, dhe 350 mijë nga ‘HalkBank’ e cila po hetohet në SHBA për transaksione të dyshimta dhe thyerje të embargos me Iranin.
Kjo kontratë ngre mjaft dritë hije, që nga lobimi i çuditshëm i përbashkët PS-Turqi në Uashington e deri te burimi i financimeve.
Romir Saraçi: Një pikë tjetër në këtë kontratë është që, çështjet e Shqipërisë janë të bashkërenduara nga lobistët me ato të Turqisë. Lobistët, vetë Brian Ballard kur ka brë lobim te senatorët, ka bërë lobim të përbashkët për Shqipërinë dhe Turqinë njëkohësisht. Këto lobime ndodhin kur ka interesa të përbashkëta. Në rastin konkret ka interesa të përbashkëta të PS dhe Turqisë. Kush janë këto interesa që është lobuar në një? Është lobuar te senatori Marco Rubio dhe te të tjerë. Një tjetër pikëpyetje lidhet me pagesat. Pagesat që janë bërë nga PS për konktratën e Endri Fugës që është 140 mijë dollarë, kemi edhe dy pagesa të tjera nga Turqia që është 750 mijë dollarë që është firmosur nga asmbasadori i Turqisë në SHBA dhe një kontratë tjetër që është nga Halkbank që po hetohet në SHBA për transaksione të dyshimta dhe për thyerjen e embargos me Iranin. Është një bankë goxha e dyshuar. Duke parë që kemi lobim të njëjtë edhe për PS edhe për Turqinë, mund të ngrihen dyshime që, a kanë lidhje këto pagesat e Halkbank për këtë lobim? Mund të jetë ‘Halkbank’ që ka bërë pagesën për të lobuar për PS, por këto janë dyshime, i takon PS ose autoriteteve të zbardhin si qëndron e vërteta.