Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zbuluar se kolegia e tij, Mimi Kodheli është bërë për një ditë shoferja e tij personale.
Në Instagram, Braçe shkruan se për shkak të bllokimit të rrugëve, ka kërkuar ndihmën e Kodhelit, e cila e ka nxjerrë nga bllokimi që ishte krijuar për shkak të ndeshjes së Shqipëri-Islandë.
“Me shoqen time, në një makinë më tipikë italiane. Kështu është kur e ke dhe shoqe dhe shofere, kur për shkak të bllokimit të rrugëve merr përsipër që të të çojë sa më afër. Ndahemi tek ekipi, e kemi një gjë që na ndan por të tjerat na bashkojnë”.