Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHoxhara dhe Darëzeza, mbeten pa blegtori/ Banorët: Blegtoria drejt zhdukjes masive

Hoxhara dhe Darëzeza, mbeten pa blegtori/ Banorët: Blegtoria drejt zhdukjes masive

Fier – Blegtorët e Hoxharës dhe Darrëzezës po zhdukin tufëzat me të imta dhe me lopë. Shkaku rritja e çmimeve të ushqinit, ikja e të rinjëve. Toka për kullota nuk ka, po jepen me qera për energji elektrike nga panele diellorë. Ekperti Resuli, blegtoria në rënie të lirë, janë përgjysmuar numri i krerëve te gjedhëve dhe të imtave

Deri pesë vjet më parë banorë të Hoxharës së re dhe të Darrëzezës bazën e ekonomisë së tyre e kishin tek tufëzat me dele dhe lopë. Mosdhënia e dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë në përmbytjet e viteve 2015- 2017 bëri që njëri pas tjetrit ti shesin apo ti therin si tufëzat me bagëti të imta ashtu dhe ato me lopë.

Nga biseda me ta mësojmë se në Hoxharë të re ka pasur 10 tufëza me nga 100 – 300 krerë dele ndërsa në Darrëzezë ka pasur dy tufa me nga 250 krerë dele ndërkohë që pothuajëse çdo familje ka pasur nga dy krerë lopë për qumësht deri në 50 krerë lopë në stalla, kjo situatë ka qënë deri në vitin 2015.

Blegtorët teksa nuk morën dëmshpërblimet nga qeveria në përmbytjet e viteve 2015 ata nisën që ti eliminonin bagëtitë duke shkuar në Hoxharë të re 2 tufa me nga 100 krerë dele dhe 2 tufa me 30 krerë të tjera ndërsa lopë asnjë. Në Darrëzezë kanë mbetur 2 tufëza me 200 krerë dele ndërsa loët janë shitur totalisht.
Marjusi , blegtori nga Hoxhara pohonë se ka pasur tufë me lopë, por thotë ai, kur qeveria dëmshpërbleu persona nga Tirana, banorë në katin e katërt që nuk u përmbytën dhe jo ne që pësuam dëme i shita dhe ato krerë lopë që pata, nuk ja vlem më.

Nga ana tjetër Zooveterineri Ervin Resuli i cili e njeh shumë mirë situatën pasi u ka shërbyer këtyre blegtorëve dhe tufëzave të tyre të blegtorisë ka pohuar se blegtoria është në rënie të lirë, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe të imtave

To ndodhur në kushte të tilla ku nga njëra anë qeveria i ka abandonuar duke mos u dhënë subvencione, dëmshpërblime nga përmbytjet, por edhe tokat që kishin me qera që i mbillnin me foragjere për bazë ushqimore për bagëtitë nuk ka më sepse ato sipërfaqe toke po jepen me qera ku po ndërtohen panele diellore për të prodhuar energji elektrike ata vendosën ti zhdukin tufëzat me bagëti të imta dhe gjedhë. ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME