Eno Popi ka zbuluar së fundmi se do të prezantojë së bashku me Bora Zemani, “Dancing With The Stars”. I ftuar në emisionin e mëngjesit, ‘Wake Up’, Eno foli për bashkëprezantimin me Borën. Ai gjithashtu zbuloi se do të moderoj paralelisht një tjetër program.
“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”
“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por dhe me shumë impenjim”, u shpreh Eno Popi.