Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËEno Popi në krahë të Bora Zemanit në ‘DWTS’

Eno Popi në krahë të Bora Zemanit në ‘DWTS’

Eno Popi ka zbuluar së fundmi se do të prezantojë së bashku me Bora Zemani, “Dancing With The Stars”.  I ftuar në emisionin e mëngjesit, ‘Wake Up’, Eno foli për  bashkëprezantimin me Borën. Ai gjithashtu zbuloi se do të moderoj paralelisht një tjetër program.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”

“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por dhe me shumë impenjim”, u shpreh Eno Popi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME