AKTUALITETTOP-NEWS

12 VITE BASHKË ME JU NË ALB365.COM!

Me ritmin e shpejtë të ditës dhe vrullin e lajmeve të njëpasnjëshme, pothuajse më shpëtoi pa vënë re një moment shumë të rëndësishëm: Alb365.com sapo mbushi plot 12 vjet!

​Kjo rrugëtim nisi më se një dekadë më parë, me dëshirën dhe përkushtimin për të krijuar një dritare të pavarur informative, ku secili nga ju të gjente çdo ditë lajmin e saktë, analizën e ndershme dhe përmbajtjen me vlerë.

​Gjatë këtyre 12 viteve, Alb365.com nuk ka qenë thjesht një faqe interneti. Ka qenë një sfidë ditore teknike e përmbajtësore, por mbi të gjitha, një urë lidhëse me një komunitet të mrekullueshëm lexuesish e ndjekësish — si në ueb, ashtu edhe në kanalin tonë në YouTube e rrjetet sociale.

​Të mirëmbash e të rritësh një projekt digjital për 12 vjet me radhë kërkon pasion të madh. Ka pasur ditë me ngarkesë të lartë, momente ndryshimesh e zhvillimesh, por forca kryesore që na ka mbajtur e na mban gjithmonë përpara jeni JU.

​Ju jam pafundësisht mirënjohës secilit prej jush që na lexoni, na ndiqni, komentoni dhe na mbështetni çdo ditë. Fjala juaj e mirë dhe besimi juaj gjatë të gjitha këtyre viteve është arritja jonë më e madhe.

​Faleminderit nga zemra që jeni pjesë e familjes së Alb365.com në këtë udhëtim 12-vjeçar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button