Erzeni i ka dhënë fund ecurisë perfekte në këtë sezon, duke pësuar humbjen e parë në javën e 6-të. Bylisi do të merrte një fitore të madhe 4-1 në shtëpi, duke u ngjitur momentalisht në vendin e dytë, po aq sa ekipi shijakase.
Skuadra mallakstriote zhbllokoi ndeshjen që në minutat e para, kur Lajthia ndëshkoi ish-skuadrën e tij, ndërkohë që Luis Kaçorri vulosi shifrat 2-0.
Në pjesën e dytë do të vinte goli e tretë nga Anthony Beji. Erzeni provoi të rihapte ndeshjen me brazilianin Enck, por nuk do të kishin forca për të tentuar qoftë barazimin.
Në fund do të vinte dhe një tjetër gol nga Souza, i cili vulosi pokerin për ballshiotët që i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit.