Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTErzeni pëson humbjen e parë në Ballsh

Erzeni pëson humbjen e parë në Ballsh

Erzeni i ka dhënë fund ecurisë perfekte në këtë sezon, duke pësuar humbjen e parë në javën e 6-të. Bylisi do të merrte një fitore të madhe 4-1 në shtëpi, duke u ngjitur momentalisht në vendin e dytë, po aq sa ekipi shijakase.

Skuadra mallakstriote  zhbllokoi ndeshjen që në minutat e para, kur Lajthia ndëshkoi ish-skuadrën e tij, ndërkohë që Luis Kaçorri vulosi shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë do të vinte goli e tretë nga Anthony Beji. Erzeni provoi të rihapte ndeshjen me brazilianin Enck, por nuk do të kishin forca për të tentuar qoftë barazimin.

Në fund do të vinte dhe një tjetër gol nga Souza, i cili vulosi pokerin për ballshiotët që i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME