Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një pyetje publike kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme u shpreh se ka referuar në prokurori të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje, apo të abuzimeve.
Por Kryemadhi ka kërkuar nga Rama t’i përgjigjet publikisht nëse ka referuar në prokurori rastin abuzim të 3 inceneratorëve dhe të Klodian Zotos.
Deputetja e Partisë së Lirisë ka sfiduar kryeministrin, teksa i bën thirrje që të bëjë transparencë.
“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM : A i ka referuar Qeveria Shqiptare 𝟯 𝗶𝗻𝗰𝗲𝗻𝗲𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝗹𝗼𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗭𝗼𝘁𝗼𝗻 në prokurori për evazion fiskal ?
E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM. Përgjigju publikisht nëse mundesh…me qene se lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi. Syri