Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Shitësi" arreston 28 vjeçarin që shiste fara hashashi

Operacioni policor “Shitësi” arreston 28 vjeçarin që shiste fara hashashi

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Shitësi”, për goditjen e tentativës për tregtim të farave narkotike.

Mbante 1088 fara kanabisi në banesë, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari dhe sekuestrohen farat narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shitësi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Rinol Kapaj, 28 vjeç, banues në Kashisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1088 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. 28-vjeçari dyshohet se i siguronte farat narkotike, me qëllim shitjen e tyre.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. K., si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME