Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Rama s’i numëron paratë, por i peshon”, Kryemadhi për protestën e fëmijëve:...

“Rama s’i numëron paratë, por i peshon”, Kryemadhi për protestën e fëmijëve: As Kim Jongun në Kore të Veriut nuk mbyll kopshte e shkolla!

Në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 me Nisida Tufën, Monika Kryemadhi foli për marrëdhënien mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Gjithashtu komentoi edhe aksionin opozitar, duke u ndalur tek protestat, për të cilat tha se së shpejti do të ketë një unifikim.

“Meta vazhdon të jetë pjesë e protesta, protesta e fëmijë parashkollor është shumë e rëndësishme. Edi Rama normal që nuk do mësues matematike sepse e ka mbyllur që në klasë të parë dhe nuk e ka hapur më. Është fatkeqësia që ne e kemi brumosur, ne ia dhamë të gjitha pushtetet. Imagjinoni, kemi një kryeministër që kërcënon fëmijët.”, tha më tej Kryemadhi.

Marrëdhëniet PD –PL

Kryemadhi: Janë normale. Mendoj që marrëdhënia midis dy partive ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet lokale. Mendoj që me rëndësi është se qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë. Zgjedhjet e 25 prillit dëmtuan besimin e qytetarëve. Shitja e kauzave e ka dëmtuar, tashmë është momenti për rikuperim. Për mua me rëndësi është që opozita të ketë një kandidat të përbashkët përballë Rilindjes.  Unë kam qenë kundër takimeve të mëdha. E ndalur tek protesta e inceneratorëve, mund të them se është ndër më të suksesshmet. Nuk ka qenë asnjë njeri për të parë inceneratorin. Qytetarët kanë parë se nuk kishte incenerator, por vetëm jonxhë. Gjithë ato ulërima, fap fap siç firmoste kryeministri se është paguar 128 mln euro nuk ekzistonin. Qytetarët ishin sa 10 mitingje në Sheshin Skënderbej dhe më e bukura ishin policët bashkia te Erion Veliaj që fotografonin targat e makinave. Pra unë mendoj që sot është me rëndësi të dëgjohen qytetarët. Sot qytetarët duan t’u kthehen paratë e inceneratorëve, duan të shohin opozitën ti shkojë deri në fund. Unë personalisht do t’i shkoj deri në fund dhe kam akoma për të plotësuar me fakte. Edi Rama e ka ngrënë karremin me inceneratorët së bashku me Erion Veliajn, sado të bëjnë presion.  Tani dua të them se sot në Shqipëri ka një protestë unikale, protestë e fëmijëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, edhe Kim Jong në Kore të Veriut nuk mbyll shkolla e kopshte. Pavarësisht se çfarë themi ne , mund të marrësh shkollën me mik në Shqipëri, por jo jashtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME