Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama - Kim/ Vasili: Kryeministri ia ka dorëzuar vendin kriminelëve

Rama – Kim/ Vasili: Kryeministri ia ka dorëzuar vendin kriminelëve

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas përgjigjes që Edi Rama i bëri ambasadores Yuri Kim, ku tha se “refuzon gjuhën e përdorur nga diplomatja”, e cila pak ditë më parë u shpreh se “udhëheqësit duhet të zgjedhin kush e ka në dorë vendin, kriminelët apo qytetarët.

Sipas Vasilit, “Rama e ka bere zgjedhjen e tij dhe ja ka dorëzuar vendin krimineleve dhe trafikanteve”.

“Pyetja e Yuri Kim eshte shume e drejte dhe e vertete! Rama ka te “drejte” qe refuzon pyetjen e Yuri Kimit.

Sepse Rama e ka bere me kohe zgjedhjen e tij dhe ja ka dorezuar vendin krimineleve, trafikanteve dhe pastrimit te te gjithe llojeve te parave te pista”, tha Vasili ne nje reagim ne Facebook.

Rama i përgjigjet Yuri Kim: Refuzoj kategorikisht gjuhën e përdorur

Kryeministri Rama tha ne një interviste televizive se refuzon në mënyrë kategorike gjuhen e përdorur nga ambasadorja Kim.

“Do përgjigjen për ambasadoren meqë e ka thënë këtë? Unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME